We are hiring: Support Staff – Heating, Ventilation, and Air Conditioning (HVAC) System Technician

VENDE TË LIRA PUNE

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren është duke krijuar një ekosistem inovativ përmes bashkimit të aktorëve kryesor në sistemin e inovacionit dhe rrjedhimisht mbështet inovacionin sipërmarrës. Këta aktorë përfshijnë biznese inovative, të orientuara në teknologji dhe krijimitari dhe biznese fillestare, institucionet arsimore, ofruesit e trajnimeve professionale, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë nga sektori publik. ITP Prizren është baza e dikurshme e KFOR-it dhe përbëhet nga 40 hektarë dhe rreth 50 ndërtesa. Per me shume informata mund ten a vizitoni ne: Home – ITP

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren është në kërkim të pozitës:
Staf Mbështetës – Teknik i Sistemit të Ngrohjes, Ventilimit dhe Kondicionimit të Ajrit
(HVAC-Heating, Ventilation, and Air Conditioning)

Qëllimi i Pozitës:
Përgjegjës për instalimin, mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit (HVAC) në të gjitha objektet e parkut. Siguron që pajisjet të funksionojnë në mënyrë efikase, të sigurt dhe në përputhje me standardet përkatëse.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozitës janë:

• Inspektimi, mirëmbajtja, instalimi dhe riparimi i sistemeve të Ngrohjes, Ventilimit dhe
Kondicionimit të Ajrit, përfshirë split njësi, chiller-a, ngrohje qendrore, njësi ventilimi, etj.
• Diagnostikimi i defekteve mekanike dhe elektrike në sistemet Ngrohjes, Ventilimit dhe
Kondicionimit të Ajrit.
• Mirëmbajtja dhe funksionimi i sistemit të ngrohjes qendrore me naftë, duke përfshirë
kontrollin e kaldajës dhe pajisjeve përkatëse, si dhe matjen e rregullt të nivelit të naftës në
rezervuarët e sistemit të ngrohjes.
• Kryerja e saldimeve të nevojshme në instalimet e sistemit të ngrohjes dhe pajisjeve tjera
përcjellëse, për të siguruar mbyllje hermetike dhe funksionim të qëndrueshëm.
• Sigurimi që të gjitha ndërhyrjet dhe punët janë në përputhje me rregulloret për shëndet
dhe siguri në punë.
• Menaxhimi i inventarit të mjeteve dhe pjesëve rezervë për sistemet Ngrohjes, Ventilimit
dhe Kondicionimit të Ajrit si dhe mbajtja e evidencave për inspektime, ndërhyrje dhe
riparime.
• Mbështetja e ekipit të objektit gjatë organizimit të ngjarjeve ose intervenimeve teknike ad-hoc.
• Kryerja e detyrave të tjera sipas udhëzimeve dhe kërkesës të menaxherit të linjës.

Kërkesat dhe Aftësitë e Nevojshme:

• Përvojë e dëshmuar në mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve të Ngrohjes, Ventilimit dhe
Kondicionimit të Ajrit (së paku 3 vite përvojë e preferuar).
• Diplomë profesionale apo certifikim teknik në sistemet e Ngrohjes, Ventilimit dhe
Kondicionimit të Ajrit ose fusha të ngjashme, është përparësi.
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar detyra e dhëna.
• Aftësi fizike për të punuar në ambiente të ndryshme (brenda, jashtë, tarraca, etj.).

Aftësi të Preferuara:

• Përvojë me sisteme të menaxhimit të ndërtesave (BMS).
• Njohuri bazike për efikasitetin energjetik.
• Njohuri në instalime elektrike apo hidrosanitare janë avantazh.
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) ofron benefite tërheqëse për punonjësit, duke përfshirë:
• Pagë konkurruese;
• Pagën e 13-të;
• Bonus vjetor në bazë të performances;
• Sigurim shëndetësor;
• 26 ditë pushim vjetor.

Këto benefite janë pjesë e angazhimit tonë për të mbështetur motivimin, mirëqenien dhe zhvillimin profesional të stafit, duke krijuar një mjedis pune të qëndrueshëm dhe profesional.

Lokacioni: ITP Prizren

Si të aplikoj?

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën përkatëse të aplikojnë duke dërguar CV-në e
tyre përmes adresës elektronike [email protected], apo duke e sjellur CV-në në adresën e mëposhtme:

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren,
Rr. Ukë Bytyçi, nr. 84, Ndërtesa nr.27, Kati 1, Zyra nr: 122
20000 Prizren, Republika e Kosovës

Aplikacionet duhet të dorëzohen deri më 04 Gusht 2025, në orën 16:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe do të ftohen në fazën tjetër të rekrutimit.

*Mohimi i përgjegjësisë
Privatësia e të dhënave
ITP është e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e informacionit personal që ne përpunojmë.
Deklarata e Pëlqimit
Ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren vetëm për qëllimet e procesit të rekrutimit. Informacioni do të aksesohet vetëm nga stafi i rekrutimit dhe anëtarët e panelit. Ju e kuptoni që të dhënat tuaja do të mbahen të sigurta dhe nuk do t’u shpërndahen palëve të treta. Ju keni të drejtë të ndryshoni ose të përdorni informacionin tuaj. Ju e kuptoni që të dhënat tuaja personale do të fshihen pas gjashtë muajsh kur ky informacion nuk kërkohet më për këtë qëllim