Në Prizren sot është bërë inaugurimi i Parkut për Inovacion dhe Trajnim (PIT).

Me këtë rast kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se është i lumtur me këtë inaugurim pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19.

Megjithatë, kryeministri në detyrë tha se me këtë park po hedhim një hap në transforimin e shoqërisë.

“Po hedhim një hap në transformimin e shoqërisë dje të ekonomisë. Kemi Prizrenin me një kulturë dhe traditë të lashtë dhe tash po iu ofrojmë të rinjve një perspektivë. Qeveria gjermane dhe ajo e Kosovës janë të përkushtuar që të mundësojnë një gjë të tillë dhe kemi ndërmarrë veprimet për funksionalizimit të këtij parku. Qeveria jonë të kontribuojë me marrëveshjen e 11.9 milionë euro e cila është në negocim e sipër mes ekipeve tona”, tha ai.

Kurti tha se përmes këtij parku shohin lidhjen e edukimit bashkëkohor me tregun e punës.

Reference: RTK Live

Tags