Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, Komisionerin Parlamentar për Forcat e Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, Hans-Peter Bartels. “Populli dhe institucionet tona janë thellësisht mirënjohese për rolin historik të forcave gjermane në Kosovë. Komisionerin Parlamentar gjerman për Forcat e Armatosura, Hans-Peter Bartels, e njoftova për procesin e tranzicionit të FSK-së dhe domosdoshmërinë e përkrahjes së Gjermanisë në fazën përmbyllëse të dialogut dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Shteti gjerman është partner i çmuar strategjik i yni në integrimin euro-atlantik. Kosova mbetet jetësisht e interesuar për praninë e vazhdueshme gjermane në vendin tonë dhe për fuqizimin e partneritetit të gjithanshëm, dëshmi e së cilës është shndërrimi i kampit ushtarak gjerman në Prizren në park inovativ-trajnues.”, bën të ditur Haradinaj në faqen e tij në facebook.

Reference: RTSH Al

Tags