Digital4Business component to kick off training program as part of its grant scheme on university-industry research partnerships

Date: 13 October 2022
Category: Digital4Business
Digital4Business Training Program

Digital4Business Training Program

The Digital4Business component is pleased to invite representatives from Higher Education Institutions (HEI) and the private sector to attend the training focused on Research and Technology Transfer Models, which will be held on 17-18 October in Prishtina and on 19-20 October in the Innovation and Training Park (ITP) Prizren.

The two-day training, part of the Activity Fostering Applied Research in Kosovo, will offer an overview of technology transfer process and models, and is aimed to further raise the awareness and expand expertise related to research and development (R&D) activities and to facilitate the establishing of new university-industry partnerships in this field.

The training is the start of a series of workshops and trainings on related topics which will be held in the upcoming months.

This activity is part of the #Digital4Business project, which is jointly financed by the European Union and the German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ) and being implemented in the framework of GIZ’s Digital Transformation Center in the ITP Prizren.

As part of the activity, a grant scheme aimed at fostering applied research partnerships between public Higher Education Institutions (HEIs) and micro, small and medium-sized enterprises (MSMEs) from Kosovo was launched on 8 September 2022 at the Innovation and Training Park (ITP) Prizren. The funding scheme with an overall financial volume of 200.000 Euros, will award grants of up to 50.000 Euros to each of the most innovative research ideas submitted by universities and businesses.

The implementation of this activity – including its workshops and training – is facilitated by EduTask, which has created links for registration for the trainings:

Versionin ne gjuhen shqip e gjeni me poshte

Komponenti Digital4Business do të nis programin e trajnimit si pjesë e skemës së granteve për partneritetet kërkimore universitet-industri

Komponenti Digital4Business ka kënaqësinë të ftojë përfaqësues nga Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) dhe sektori privat për të marrë pjesë në trajnimin e fokusuar në Modelet e Transferit të Kërkimeve dhe Teknologjisë, i cili do të mbahet më 17-18 tetor 2022 në Prishtinë dhe më 19-20 tetor 2022 tetor në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren.

Trajnimi dy-ditorë, pjesë e Aktivitetit për Nxitjen e Kërkimit të Aplikuar në Kosovë, do të ofrojë një pasqyrë të procesit dhe modeleve të transferimit të teknologjisë, dhe ka për qëllim të rrisë më tej ndërgjegjësimin dhe të zgjerojë ekspertizën në lidhje me aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit (Research & Development, R&D, ne gjuhën angleze) dhe të kontribuojë në krijimin e partneriteteve të reja universitet-industri në këtë fushë.

Trajnimi shënon fillimin e një serie punëtorish dhe trajnimesh me tema të ngjashme, të cilat do të mbahen në muajt në vijim.

Ky aktivitet është pjesë e projektit #Digital4Business, i cili financohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe po zbatohet në kuadër të Qendrës së Transformimit Dixhital të GIZ-it në ITP Prizren.

Si pjesë e aktivitetit, më 8 shtator 2022 në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit u lansua një skemë granti që synon nxitjen e partneriteteve të kërkimit të aplikuar ndërmjet Institucioneve publike të Arsimit të Lartë (IAL) dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) nga Kosova. Skema e financimit me një volum të përgjithshëm financiar prej 200,000 Eurosh, do të japë grante deri në 50,000 Euro për secilën prej ideve kërkimore më inovative të paraqitura nga universitetet dhe bizneset.

Zbatimi i këtij aktiviteti – përfshirë edhe punëtoritë dhe trajnimet e tij – lehtësohet nga EduTask, i cili ka krijuar linqet për regjistrimin për trajnimet: