Niveli: Bazik deri në Intermediar
Kohëzgjatja: 40 orë
Përshkrimi i Kursit
Ky program trajnimi praktik u ofron pjesëmarrësve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të krijuar, menaxhuar dhe optimizuar uebfaqe profesionale dhe dyqane online duke përdorur WordPress dhe WooCommerce. Kursi përfshin tema kryesore si zhvillimi i uebfaqeve, menaxhimi i përmbajtjes, modelet e biznesit online, optimizimi për motorët e kërkimit (SEO) dhe proceset e shitjeve digjitale.
Pjesëmarrësit do të fitojnë përvojë praktike me mjete të rëndësishme digjitale si WordPress, WooCommerce, Elementor, Yoast SEO, Google Analytics, Google Search Console dhe Canva, duke u mundësuar të krijojnë dhe mirëmbajnë platforma efektive online.
Rezultatet e të Nxënit
Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Kuptojnë modelet kryesore të tregtisë elektronike dhe proceset e shitjeve digjitale.
- Krijojnë dhe konfigurojnë uebfaqe profesionale në WordPress.
- Krijojnë dhe menaxhojnë dyqane online përmes WooCommerce.
- Zhvillojnë dhe publikojnë përmbajtje efektive në uebfaqe.
- Aplikojnë praktikat më të mira të SEO-së dhe të optimizojnë performancën e uebfaqeve.
- Mirëmbajnë dhe sigurojnë uebfaqet.
Modulet e Kursit
- Hyrje në Tregtinë Elektronike: Modelet e biznesit, udhëtimi i klientit, tregjet online dhe proceset e shitjeve digjitale.
- Instalimi dhe Konfigurimi i WordPress: Hosting-u, domenet, temat, shtojcat (plugins) dhe konfigurimi i uebfaqes.
- Dizajnimi i Uebfaqeve dhe Menaxhimi i Përmbajtjes: Faqet, menytë, mediat, strategjia e përmbajtjes dhe përvoja e përdoruesit.
- Menaxhimi i Dyqanit Online me WooCommerce: Menaxhimi i produkteve, pagesave, dërgesave, porosive dhe llogarive të klientëve.
- SEO dhe Optimizimi i Uebfaqes: Fjalët kyçe, meta të dhënat, performanca e uebfaqes dhe optimizimi për pajisje mobile.
- Projekti Final i Uebfaqes: Krijimi dhe prezantimi i një uebfaqeje të plotë biznesi ose dyqani online.
Kushtet Paraprake
Pjesëmarrësit duhet të kenë njohuri bazike në përdorimin e teknologjisë digjitale, navigimin në internet dhe menaxhimin bazik të skedarëve.
Pjesëmarrja në trajnimet e projektit është pa pagesë për përfituesit e përzgjedhur.
Na ndihmoni të kuptojmë më mirë nevojat e biznesit tuaj dhe nivelin aktual të zhvillimit digjital.
Duke plotësuar këtë anketë për vlerësimin e nevojave, ju kontribuoni në identifikimin e mundësive për të përmirësuar efikasitetin, konkurrueshmërinë dhe transformimin digjital të biznesit tuaj.
Merrni disa minuta për të ndarë mendimin tuaj!
A doni të rrisni nivelin tuaj të pjekurisë digjiitale, konkurrueshmërisë dhe efikasitetit?
Na kontaktoni!
Plotësoni formularin e aplikimit këtu!
Klikoni Këtu për të lexuar dokumentin për më shumë informacione.
Kush jemi ne?
DIG-4K është një qendër e vetme shërbimi e krijuar për të mbështetur sipërmarrësit nga sektorë të ndryshëm dhe për të përmirësuar pjekurinë digjitale të ndërmarrjeve.
Anëtarët e konsorciumit kanë zhvilluar shërbime të strukturuara në katër kategori, të cilat do të jenë falas për përdoruesit përfundimtarë (ndërmarrjet dhe sektorin publik), me qëllim promovimin e përmirësimeve në proceset e biznesit dhe të prodhimit.
Çfarë lloj shërbimesh ofron EDIH DIG-4K për përdoruesit?
Përdoruesit mund të përfitojnë nga shërbimet e mëposhtme të EDIH DIG-4K:
Testimi para-investimit
Mbështetje për zbatimin e aktiviteteve të testimit dhe eksperimentimit me produkte dhe shërbime digjiitale të planifikuara për zhvillim përpara fillimit të investimit.
Zhvillimi i aftësive dhe trajnimi
Edukim, trajnim dhe përgatitje në aftësi digjitale, zhvillim biznesi, optimizim procesesh, etj.
Mbështetje për qasje në burime financiare
Shërbime këshilluese për identifikimin e burimeve të financimit.
Krijimi i rrjeteve dhe forcimi i ekosistemit të inovacionit
Promovimi i inovacionit dhe aktiviteteve këshilluese, si dhe shkëmbimi i njohurive ndërmjet anëtarëve të konsorciumit dhe përdoruesve të shërbimeve.
Kush mund të aplikojë?
Në këtë fazë, vetëm ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) janë të përshtatshme për të aplikuar.
Si të aplikoni?
Thirrja publike për ofrimin e shërbimeve EDIH DIG-4K është e hapur nga 30 Prilli 2025, deri më 30 maj 2025, ose derisa fondet të jenë shfrytëzuar plotësisht.
Aplikimet për thirrjen publike duhet të dorëzohen si më poshtë: Formulari i aplikimit duhet të plotësohet në mënyrë elektronike në link.
Nëse aplikimi juaj pranohet për shqyrtim të mëtejshëm, do t’ju kërkohet të dërgoni dokumentet e nevojshme në adresën e emailit: [email protected]
DIG-4K do të publikojë rregullisht lajme dhe informacione shtesë rreth shërbimeve dhe mënyrës së përdorimit të tyre në faqen zyrtare.


English
Shqip