en

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka zhvilluar sot një takim bilateral me delegacionin gjerman të udhëhequr nga sekretarët e shtetit, Maria Flachsbarth dhe Thomas Silberhorn, me rastin e vizitës së tyre në Kosovë. Këtë të fundit e ka falënderuar për iniciativën e përbashkët për transformim të Kampit të KFOR-it gjerman në Prizren në një Park Inovacioni që do t’u shërbejë bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës.

Ministri Hamza falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka ofruar drejt zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e social të Kosovës. Në veçanti, Ministri ka falënderuar Sekretaren e Shtetit për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Flachsbarth, për bashkëpunimin tejet të frytshëm me Ministrinë e Financave si bashkëpunëtorë kyç. Duke njohur sukseset e përbashkëta në lidhje me bashkëpunimin zhvillimor mes dyja vendeve, ministri Hamza theksoi se projektet që i kanë realizuar së bashku, siç janë projekti i Kogjenerimit për Termokosin, furnizimi me ujë të pijes në Prishtinë, trajtimi i ujërave të zeza në pjesën jugperëndimore të Kosovës, dhe efiçienca e energjisë, kanë ndikuar dhe do të vazhdojnë të ndikojnë në masë të madhe për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Sekretarja e Shtetit Flachsbarth falënderoi ministrin Hamza për marrëdhëniet profesionale dhe të besueshme mes dyja qeverive, dhe theksoi se Gjermania mbetet e përkushtuar që ky bashkëpunim i shkëlqyer të vazhdojë edhe me projektin e veçantë të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren.

Reference: http://www.kosovapress.com/sq/biznes/kampi-i-kfor-it-n-ne-prizren-transferohet-ne-park-inovacioni-181998/